Google ADS

Shembet eskalatori në Romë, disa të lënduar

20:47 | 23 Tetor 2018
Arbresh.info

Një eskalator është shembur në një stacion metroje në Romë, duke lënë të lënduar disa persona, disa prej tyre në gjendje serioze, raportojnë mediat italiane.

Incidenti i ndodhur në stacionin Repubblica përfshiu tifozë që vinin për skuadrën mysafire të futbollit CSKA Moska, transmeton portali arbresh.info.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë njerëzit duke u mbledhur në fund të një eskalatori gjersa binte shpejt.

Shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe stacioni është mbyllur, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Një fotografi nga vendngjarja është postuar në Twitter nga shërbimi i zjarrit dhe shpëtimit.

https://twitter.com/emergenzavvf/status/1054792674631450624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1054792674631450624&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-europe-45960093

Ansa tha se të paktën 10 njerëz ishin lënduar keq, shumica e të cilëve kishin pësuar lëndime në këmbë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme