Google ADS

Shembet diga, evakuohet qyteti britanik

17:09 | 1 Gusht 2019
Arbresh.info

Një qytet është evakuuar për shkak të shembjes së një pjese të murit të rezervuarit nga vërshimet.

Diga e rezervuarit të Toddbrook, mbi urën Whaley është dëmtuar nga shirat e mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Policia u ka thënë 6,500 banorëve të qytetit të mblidhen në një shkollë lokale dhe ata do të evakuohen prej andej.

Një paralajmërim i fortë për përmbytjen, që do të thotë se ekziston një kërcënim për jetën, është dhënë për Lumin Goyt, poshtë rezervuarit.

Canal and River Trust, i cili administron digën, ka inxhinierë që vlerësojnë dëmin – por fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë se pjesa e shembur e murit po rritej.

Agjencia e Mjedisit tha që nivelet e lumit Goyt mund të rriten “me shpejtësi” për shkak të ujit nga rezervuari dhe ekziston një “rrezik për jetën”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme