Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 60 u plagosën kur një billboard i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai në Indinë perëndimore.
Erërat e forta shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar, në pjesën lindore të metropolit indian.
Në videot e transmetuara nga rrjetet televizive indiane, tabela metalike shihet duke u tundur nga era e fortë, përpara se të shembet dhe të shtypen ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.
Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në vend, pasi autoritetet vlerësojnë se 20-30 njerëz mbeten të bllokuar në rrënoja, sipas zyrtarëve të cituar nga Times of India.
Edhe aeroporti ndërkombëtar është pezulluar për rreth një orë për shkak të motit të keq, njofton agjencia e lajmeve ANI./abcnews.al
In Mumbai, India, at least 8 dead and more than 55 injured after billboard falls on gas station and homes – Hindustan Times pic.twitter.com/bj8NQFAJk3
— NEXTA (@nexta_tv) May 13, 2024
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...