Qeveria britanike ka urdhëruar që mbi 150 shkolla të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe pse javën e ardhshme nisi viti i ri shkollor, për shkak të shembjeve.
Kryeministri Rishi Sunak është detyruar të mbrojë veten dhe qeverinë e tij nga akuzat se nuk vepruan në kohë për të shmangur rrezikun e shkërmoqjes së betonit arme.
“Informacioni i ri erdhi vetëm së fundmi dhe është me rëndësi të theksohet se sapo e pati, qeveria veproi me shpejtësi. Natyrisht koha nuk ishte e duhura, por dua t’u tregoj njerëzve se sa e madhe është shkalla e problemit me të cilin po përballemi. Ka rreth 22 mijë shkolla në Angli dhe me rëndësi është të dihet se ne presim që 95% e tyre të mos preken nga ky problem”- tha Rishi Sunak, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Por Sunak është akuzuar gjithashtu se ka dështuar të përmbushë një program për rindërtimin e shkollave angleze kur ishte ministër i Financave në vitin 2021.
“Mendoj se kjo është tërësisht e gabuar. Një nga gjërat e para që bëra kur isha ministër ishte njoftimi i programit 10-vjeçar për rindërtimin e 500 shkollave. Kjo është e barabartë me 50 shkolla në vit që do të rinovohen ose rindërtohen. Dhe nëse shihni atë që kemi bërë gjatë dekadës së fundit, ajo është tërësisht në linjë me atë që kemi bërë me rreth 50 shkolla në vit, që janë rinovuar ose rindërtuar”- theksoi Sunak.
Por lajmi ka bërë që administratorët e shkollave të kërkojnë mënyra të tjera për akomodimin e nxënësve, me disa që do t’i rikthehen mësimit online të përdorur gjatë pandemisë./euronews.al/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...