Carrie Lam, shefja ekzekutive e Hong Kongut, tha se i dyshuari për vrasjen, çështja e të cilit filloi protestat në Hong Kong është gati të dorëzohet vetë pranë autoriteteve tajvaneze.
Duke folur para gazetarëve të shtunën, zonja Lam tha se Chan Tong-kai i kishte shkruar asaj, duke thënë se ai “do t’i dorëzohej Tajvanit” në lidhje me përfshirjen e tij të dyshuar në një vrasje.
“Pas një hetimi gjithëpërfshirës dhe provave të sekuestruara nga policia si dhe ndjekja e rreptë nga Departamenti i Drejtësisë, nuk ka asnjë bazë ligjore për të ndjekur penalisht të dyshuarin Chan Tong Kai duke përdorur ligjin e Hong Kongut pasi vrasja është kryer në Tajvan ”.
Chan akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij në Tajvan. Ai shkoi në Hong Kong dhe u arrestua atje nën akuza për pastrimin e parave.
Hong Kongu po përballet me fundjavën e 20 të protestave antiqeveritare, pasi të dyja palët thanë këtë javë se po kpmbëngulin në pozicionet e tyre.
Kërkesat kryesore të protestuesve përfshijnë votimin universal, një hetim të dhunës nga policia, amnisti për protestuesit dhe tërheqjen e plotë, zyrtare të projekt-ligjit për ekstradimin, i cili do të lejonte Kinën kontinentale të gjykojë njerëz të arrestuar në Hong Kong./voa/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...