Edhe formalisht është shpallur nën hetime shefja e stafit të kandidates për presidente të Francës, Marine Le Pen, për dyshimet se kishte gënjyer për punën në BE.
Disa ditë më parë Catherine Griset dhe një truprojë i quajtur Thierry Legier ishin marrë në pyetje për këtë rast, transmeton arbresh.info.
Grisetdhe Légier dyshohet se kanë gënjyer që kanë qenë të punësuar në Parlamentin Evropian si asistentë parlamentarë, ka thënë një burim që kishte dijeni për rastin për AFP.
Para arrestimeve, Le Pen tha se rasti është një “komplot politik” ndaj saj, duke theksuar se votuesit nuk do të bien pre i tij.
Avokati Le Pen, Marcel Ceccaldi, gjithashtu ka quajtur hetimin një “manipulim”, i cili ka për qëllim destabilizimin e fushatës së Le Pen para votimit./Arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...