Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka uruar, gjithashtu, Trumpin për fitore si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, dhe ka thënë se mezi pret të punojë me të për të avancuar një agjendë të fuqishme transatlantike.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë më shumë sesa aleate. Ne jemi të lidhur nga partneriteti i vërtetë mes njerëzve tanë, duke lidhur 800 milionë qytetarë. Këto lidhje janë të thella, kanë rrënjë në historinë e përbashkët, në përkushtimin për liri dhe demokraci, dhe synimet e përbashkëta për siguri dhe mundësi për të gjithë”, ka thënë von der Leyen përmes një komunikate.
Ajo e ka ftuar Trumpin për të punuar së bashku në partneritet transatlantik.
“Miliona punë dhe miliarda në tregti dhe investime në dy anët e Atlantikut varen nga dinamika dhe stabiliteti i marrëdhënieve tona ekonomike”, ka thënë mes tjerash shefja e BE-së.
Trump i është afruar fitores, mirëpo ende nuk është shpallur zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 5 nëntorit./REL
Pacolli uron fitoren e Trump: Ndjenjë e veçantë të isha i ft...
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu