Shefi i stafit të Presidentit Trump do largohet nga puna

22:52 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se shefi i stafit të tij në Shtëpinë e Bardhe, John Kelly do të largohet nga puna deri në fund të vitit.

“John Kelly do të largohet në fund të vitit. Do të njoftojmë se kush do t’ia zërë vendin, mund të jetë edhe përkohësisht. Do ta bëj njoftimin pas një ose dy ditësh, por John do të largohet në fund të vitit…E vlerësoj shumë shërbimin e tij”, tha Presidenti Trump.

Kelly e mori detyrën në qershor 2017 dhe i njihet merita e vendosjes së rregullit në një Shtëpi të Bardhë kaotike.

Por grushti i tij i hekurt bëri të pakënaqur disa aleatë të Trump dhe ai u izolua gradualisht, me një rol gjithnjë e më të dobësuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme