Shefi i stafit të Mike Pence, Marc Short, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke sjellë pandeminë në rrethin e ngushtë të zv.Presidentit.
Më herët të shtunën, Bloomberg Neës njoftoi se një nga këshilltarët më të afërt politik të Pence, Marty Obst, ishte infektuar gjithashtu nga virusi, duke shtuar më tej rastet në dhe përreth Shtëpisë së Bardhë, transmeton portal arbresh.info
Short është këshilltari i parë i Pence, i cili shpesh vepron edhe zëdhënës publik për zv.Presidentin.
Pence, i cili mbajti një fjalim fushate në Tallahassee, Florida, të shtunën në mbrëmje, nuk ka rezultuar pozitiv.
Short nuk u pa në aeroplanin e Pence, sipas reporterit të Bloomberg që udhëtonte ekipin.
Kujtojmë se nga Covid-19 ishin infektuar edhe Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump.
Virusi ka infektuar rreth 8.6 milion Amerikanë deri më tani dhe më shumë se 225,000 kanë vdekur.
SHBA është duke parë një rritje të madhe të rasteve më Covid-19./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?