Shefi i Shtabit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt ka thënë se përdorimi i armëve perëndimore për të goditur objektiva brenda Rusisë ishte një vendim jetik që do të ndikonte në aviacionin taktik të Moskës dhe aftësinë e saj sulmuese në rajonet kufitare.
“Kjo do të ndikojë në zhvillimin e luftës, planifikimin e veprimeve kundërsulmuese dhe do të dobësojë aftësitë e rusëve për të përdorur forcat e tyre në zonat kufitare,” tha Andriy Yermak në Telegram, sipas mediave të huaja.
Rusia ka thënë se masa do të shënonte një përshkallëzim të konfliktit dhe ka kërcënuar me luftë me NATO-n nëse armët perëndimore përdoren në hapësirën e saj ajrore./euronews.al
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik