Udhëheqësi i Qendrave të Afrikës për Kontrollin e Sëmundjeve, John Nkengasong, ka përshëndetur shtetet afrikane për menaxhim të shkallës së përhapjes së koronavirusit të ri.
Prej muajit mars, Afrika ka regjistruar 1.4 milion raste të prekura me koronavirus, derisa 34,000 pacientë kanë vdekur.
Këto shifra janë dukshëm më të ulëta sesa ato në Evropë, Azi apo kontinentin amerikan.
Intervenimet e hershme kanë luajtur rol të rëndësishëm në uljen e shkallës së infektimit, ka thënë John Nkengasong për BBC-në.
Ky kontinent me rreth 1 miliard banorë, përbën më pak se 5 për qind të rasteve globale të infektimit si dhe 3.6 për qind të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Nkengasong i ka konsideruar të rreme sugjerimet se numri i rasteve të infektimit dhe të të vdekurve me koronavirus në Afrikë është më i vogël sesa është në të vërtetë.
“Ne mund të mos kemi regjistruar të gjitha rastet, ashtu sikurse shtetet tjera në botë.. mirëpo ne nuk po shohim njerëz brenda kontinentit duke vdekur rrugëve apo duke u varrosur në varreza masive”, ka thënë Nkengasong.
Të gjitha shtetet afrikane kanë marrë një varg masash për të luftuar këtë virus, prej kur janë raportuar rastet e para në muajin mars.
Disa shtete, përfshirë Afrikën e Jugut, kanë marrë vendime për izolim kombëtar, mirëpo vendet tjera, sikurse Etiopia, kanë qenë më të buta sa u përket masave.
Megjithatë, Nkengasong, u ka atribuuar numrin e vogël të të infektuarve, “përpjekjeve të përbashkëta kontinentale”, duke u fokusuar në “rritjen e numrit të testimeve, gjurmimin e rasteve të kontaktit dhe vendosjes së maskave”.
“Në shumë shtete, përfshirë Etiopinë, ku unë jetoj, nëse shkoni në rrugët e Adias Ababas, ju do të shihni pothuajse 100 për qind të njerëzve me maska”, ka thënë ai./rel
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga