Ushtruesi i detyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pat Shanahan ka arritur në Afganistan në një vizitë të paparalajmëruar, për t’u takuar me komandantët ushtarakë dhe zyrtarët afganë, në kohën kur Uashingtoni është duke shtyrë përpara idenë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me talibanët.
Shanahan ka zëvendësuar Jim Mattis në këtë pozitë, pasi ky i fundit është dorëhequr në shenjë proteste për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Shanahan, që ka arritur në këtë shtet më 11 shkurt, u ka thënë gazetarëve që kanë udhëtuar bashkë me të se në bisedimet me liderët afganë, do të theksojë se ato të jenë të vetmit që do të vendosin për të ardhmen e tyre, duke përfshirë natyrën e ndonjë pakti eventual të paqes me talibanët.
“Është e rëndësishme që Qeveria afgane të jetë e përfshirë në diskutimet që kanë të bëjnë me Afganistanin”, ka thënëShanahan.
“Afganët duhet të vendosin se si do të duket Afganistani në të ardhmen. Nuk ka të bëjë me SHBA-në, ka të bëjë më Afganistanin”, ka thënë ai.
Disa zyrtarë në Afganistan kanë kundërshtuar ndonjë pakt të paqes me talibamët, derisa edhe talibanët në anën tjetër kanë refuzuar të negociojnë me Qeverinë e Kabulit, duke i cilësuar zyrtarët qeveritarë si kukulla të Perëndimit.
Shanahan po ashtu ka thënë se nuk ka udhëzime nga Shtëpia e Bardhë për të zvogëluar numrin e trupave nga Afganistani nga 14,000 sa janë tani.
Në raportimet e kohës së fundit është thënë se presidenti amerikan, Donald Trump është duke synuar që të përgjysomojë numrin e forcave amerikane, në kuadër të përpjekjeve për të ulur përfshirjen e ushtrisë amerikane në këtë rajon.
Udhëtimi i Shanahan ka ardhur teksa i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, do të zhvillojë vizita në një varg shtetesh, me qëllim të promovimit të iniciativës për arritje të paqes në shtetin e shkatërruar nga lufta.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Khalilzad do të udhëtojë nga 10-28 shkurti në Belgjikë, Gjermani, Katar, Afganistan dhe Pakistan.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve