Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka dënuar vendimin e Izraelit për të miratuar ligjin që ndalon agjencinë e ndihmës së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, të veprojë në vend.
Në një postim në X, ai tha se UNRWA, e cila ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera bazë për miliona refugjatë palestinezë në të gjithë rajonin, ka qenë një “lijë shpëtimi i pazëvendësueshëm” për palestinezët në Gaza për 70 vitet e fundit.
Shefi i OBSH tha se vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRWA ishte “i patolerueshëm” dhe do të ketë “pasoja shkatërruese”.
“Kjo bie ndesh me detyrimet dhe përgjegjësitë e Izraelit dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e të gjithë atyre që varen nga UNRWA,” tha ai./abcnews.al
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...
Ismajli injoron pyetjen për merkaton, thotë se ndaj Ukrainës...