Ky ishte takimi i parë trepalësh midis shefit të OKB-së, presidentit të Qipros Turke dhe liderit të Qipros Greke, pasi bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja u prishën dy vite më parë në Zvicër.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka zhvilluar një takim joformal me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore, Mustafa Akıncı dhe liderin e Qipros Greke, Nicos Anastasiades, raporton Anadolu Agency (AA).
Guterres takoi liderët e dy vendeve për një darkë joformale në Hotel Adlon në Berlin pas bisedimeve të ndara me liderët.
Ky ishte takimi i parë trepalësh midis shefit të OKB-së, presidentit të Qipros Turke dhe liderit të Qipros Greke, pasi bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja u prishën dy vite më parë në Zvicër.
Para bisedimeve joformale në Berlin, presidenti i Qipros Turke shprehu shpresë për përparim në ringjalljen e bisedimeve të udhëhequra nga OKB-ja.
“Erdhëm këtu me shpresën dhe qëllimin për të bërë një hap pozitiv para drejt një zgjidhjeje”, u tha Akıncı dje gazetarëve.
Problemi i Qipros ka mbetur i pazgjidhur me dekada pavarësisht disa përpjekjeve të OKB-së, ndërkohë tensionet e fundit në Mesdheun Lindor e kanë komplikuar më tej problemin.
Qiproja Turke kundërshton pretendimin e administratës së Qipros Greke, e cila kërkon të jetë qeveria e vetme legjitime e gjithë Qipros, ndërsa Qiproja Greke kundërshton njohjen e barazisë politike të Qipros Turke.
Pas grusht shtetit ushtarak të vitit 1974 që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia, ishulli u nda në Qipron Turke në veri dhe Qipron Greke në jug.
Ndërhyrja e Turqisë si një fuqi garantuese në vitin 1974 ndaloi përndjekjen dhe dhunën disavjeçare kundër qipriotëve turq nga qipriotët grekë ulra-nacionalistë.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...