Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një katastrofë të tmerrshme humanitare derisa Rusia po shtyn një luftë që ka potencialin të përhapet shumë përtej kufijve të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ukraina është në zjarr. Përshkallëzimi i mëtejshëm i luftës, qoftë rastësisht apo i projektuar, kërcënon të gjithë njerëzimin”, tha Guterres në selinë e OKB-së në New York.
Guterres theksoi vendimin “armiqësor” të Rusisë për rritjen e nivelit të vigjilencës së forcave të saj bërthamore derisa po shtyn pushtimin e saj, duke shtuar se kjo ngre spektrin e konfliktit bërthamor të paparë për dekada.
“Perspektiva e konfliktit bërthamor, dikur e paimagjinueshme, tani është brenda sferës së mundësisë. Mbrojtja dhe siguria e objekteve bërthamore po ashtu duhet të ruhen. Është koha për të ndaluar tmerrin e lëshuar mbi popullin e Ukrainës dhe për të kaluar në rrugën e diplomacisë dhe paqes”, tha Guterres.
Shefi i OKB-së tha se ai ka qenë në kontakt me udhëheqësit e Kinës, Francës, Gjermanisë, Indisë, Izraelit dhe Turqisë për të punuar në përpjekjet ndërmjetësuese.
Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi më 24 shkurt, ka tërhequr dënimin ndërkombëtar duke çuar edhe në sanksione financiare ndaj Moskës. Kjo luftë po ashtu ka nxitur një eksod të kompanive globale nga Rusia.
Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 596 civilë janë vrarë dhe rreth 1.100 të tjerë janë plagosur që fillimi i luftës në Ukrainë, por thuhet se është e vështirë të merren shifra të sakta mes mjegullës së luftës.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR), rreth 2.8 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje.
Guterres njoftoi se OKB-ja do të sigurojë 40 milionë shtesë në ndihmë humanitare për të ndihmuar ata që janë prekur më rëndë nga konflikti.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor