Shefi i OKB-së paralajmëron se lufta Izrael-Hezbollah do të ishte ‘makthi më i keq’

22:10 | 19 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmërur për pasojat shkatërruese të një lufte të re mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke e quajtur atë si “makthi më i keq”.

Deklarata e Guterres erdhi pasi tensionet mes Izraelit dhe grupit terrorist libanez janë rritur gjatë javëve të fundit lidhur me përpjekjet e Iranit për të përforcuar veten përgjatë kufirit izraelit dhe një mosmarrëveshje detare mbi fushat e gazit në det të hapur, transmeton portali arbresh.info

“Ky do të ishte makthi më i keq. Niveli i shkatërrimit në Liban do të ishte absolute, prandaj ka shqetësime të mëdha rreth kësaj situate”, tha ai, raporton “Reuters”.

Guterres tha se ndërsa të dyja palët kanë sinjalizuar se nuk po kërkojnë një konflikt, “ndonjëherë mjafton një shkëndijë për të ndezur zjarr”.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të vështirë në të gjithë rajonin”, tha ai./arbresh.info/

Të ngjashme