Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje Hezbollahut – aleat i afërt i Iranit – të ndërpresë aktivitetet ushtarake në Liban, Siri dhe gjetkë në rajon.
“Një Hezbollah me aftësi të konsiderueshme dhe të sofistikuara ushtarake, jashtë kontrollit të Qeverisë së Libanit, mbetet çështje shqetësuese”, tha Guterres në një raport të dërguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raportojnë agjencitë AFP dhe AP.
Këshilli i Sigurimit do të diskutojë sot raportin e Guterresit.
Shefi i OKB-së i bëri thirrje lëvizjes shiite “të mos angazhohet në ndonjë aktivitet ushtarak brenda ose jashtë Libanit”, në përputhje me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i bën thirrje Hezbollahut të çarmatoset.
Guterres po ashtu tha se përfshirja e Hezbollahut në luftën civile të Sirisë shkel Marrëveshjet e Taifit që i dhanë fund luftës civile të Libanit të viteve 1975-90, si dhe politikën zyrtare të Libanit për neutralitet ndaj çështjeve rajonale.
I shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Hezbollahu ka luftuar për vite me radhë në Siri në anën e forcave qeveritare dhe në Irak së bashku me grupet paraushtarake.
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...