Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Antonio Guterres ka thënë të premten se bota përballet me rrezik të konflikteve, teksa ndasitë mes vendeve po rriten.
Ai e ka bërë këtë paralajmërim pak para nisjes së samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara – G20.
“Nëse jemi një familje globale – sot i ngjajmë një të tille jofunksionale”, u ka thënë Guterres gazetarëve në Nju Delhi.
“Ndasitë janë duke u rritur, tensionet po përkeqësohen dhe besimi po zhduket – dhe të gjitha këto i rrisin mundësitë për ndasi apo edhe për konfrontim”.
G20 aktualisht përbëhet nga 19 shtete dhe Bashkimi Evropian, dhe si i tillë përbën dy të tretat e popullsisë globale.
Mirëpo mospajtimet e mëdha për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe idetë se si të luftohen ndryshimet klimatike pritet ta pengojnë arritjen e ndonjë marrëveshjeje në takimin dyditor të liderëve në Nju Delhi.
“Këto ndasi do të përbënin shqetësim të madh edhe në kohët më të mira, por në rastin tonë nënkuptojnë katastrofë”, ka thënë Guterres.
“Arkitektura financiare globale është e vjetërsuar, jofunksionale dhe e padrejtë. Kërkon reformë të thellë strukturore – e njëjta mund të thuhet edhe për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Lideri kinez Xi Jinping nuk do të marrë pjesë në samit në kohën e rritjes së tensioneve tregtare dhe gjeopolitike me Shtetet e Bashkuara dhe Indinë.
Në samit nuk do të marrë pjesë as presidenti rus, Vladimir Putin, i cili përballet me fletarrestim ndërkombëtar nën dyshimet për krime lufte, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë./REL/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...