Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me liderët rusë dhe ukrainas javën e ardhshme.
Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të ketë një takim pune dhe drekë me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë, transmeton portal arbresh.info
Ai do të udhëtojë edhe për në Kiev dhe do të takojë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba.
Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit.
Në letrat drejtuar të dy udhëheqësve përmes misioneve të tyre në OKB, ai bëri thirrje për diskutime të “hapave urgjente për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit”.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë anëtarë themelues të OKB-së./arbresh.info/
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...