Shefi i OKB-së do të takohet me Zelenskyn dhe Erdoganin në qytetin ukrainas

09:46 | 18 Gusht 2022
A. B.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atë turk Rexhep Tayp Erdogan në qytetin ukrainas Lviv.

Në krye të agjendës së takimi janë diskutimet për eksportet e drithit dhe shqetësimet për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, shkruan Aljazeera.

Takimi trepalësh shënon diskutimin e parë personal të Erdoganit me Zelenskyn që kur Rusia filloi luftën e saj më 24 shkurt, megjithëse udhëheqësi turk është takuar dy herë me presidentin rus Vladimir Putin muajt e fundit.

Një zëdhënës i Guterres tha se shefi i OKB-së, Zelensky dhe Erdogan do të diskutojnë marrëveshjen e grurit, si dhe “nevojën për një zgjidhje politike të këtij konflikti”.

Të tre udhëheqësit do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi pas takimeve të tyre në Lviv. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme