Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se vendet në zhvillim po paguajnë një “çmim të tmerrshëm” për varësinë e botës nga lëndët djegëse fosile, ndërsa ai vizitoi pjesët e Pakistanit të goditura nga përmbytjet e ndryshimeve klimatike.
Afër 1,400 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve që përfshinë një të tretën e vendit, një zonë sa madhësia e Mbretërisë së Bashkuar, duke shkatërruar kështu të korrat, shtëpitë, bizneset, rrugët dhe urat, transmeton portal arbresh.info
“Nga Islamabadi, unë po i bëj një thirrje botës: Ndaloni çmendurinë. Investoni tani në energjinë e rinovueshme. Mbyllni luftën me natyrën,” tha Guterres.
Pakistani zakonisht përjeton shira të dendur, shpesh shkatërrues, në sezonin e musonit, i cili është thelbësor për bujqësinë dhe furnizimin me ujë. Por reshje të tilla intensive si këtë vit nuk janë parë prej dekadash.
Gueterres u ankua për mungesën e vëmendjes e botës kundrejt ndryshimeve klimatike, sidomos kombet e industrializuara, të cilat sipas shkencëtarëve janë fajtorët kryesorë.
Rreth 33 milionë njerëz u prekën nga përmbytjet, në të cilat u shkatërruan rreth dy milionë shtëpi dhe ambiente biznesi, u shkatërruan 7 mijë kilometra rrugë dhe u shkatërruan 500 ura.
Byroja e Meteorologjisë thotë se Pakistani ka parë pesë herë më shumë shi se normalja në vitin 2022./arbresh.info/
https://twitter.com/antonioguterres/status/1568414104607682561
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...