Google ADS

Shefi i OBSH-së thotë se shpreson që pandemia të mund të përfundojë në më pak se dy vjet

18:59 | 21 Gusht 2020
Arbresh.info

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka thënë që shpreson se kriza me koronavirus të mund të marrë fund në më pak se dy vjet.

Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, theksoi të premten që pandemisë së Gripit Spanjoll që nisi më 1918 iu deshën dy vjet që të përfundonte, transmeton portali arbresh.info.

“Situata jonë tani me më shumë teknologji, natyrisht me më shumë lidhje, virusi ka një shans më të mirë për t’u përhapur, ai mund të lëvizë shpejt”, tha Dr Tedros.

“Në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuritë për ta ndaluar atë”.

Më shumë se 22.81 milionë raste të konfirmuara të Covid-19 janë raportuar në të gjithë botën dhe 793,382 kanë vdekur nga virusi, sipas një raporti të Reuters./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme