Bota po i trajton krizat humanitare në mënyrë të pabarabartë, në varësi të ngjyrës, me vetëm një “fraksion” të vëmendjes ndaj Ukrainës që i kushtohet diku tjetër, thotë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Krizat humanitare nuk po merren parasysh në mënyrë të barabartë, ndoshta sepse ata që vuajnë nuk janë të bardhë, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesusm, trasmeton portal arbresh.info
Ai vuri në pikëpyetje nëse “bota vërtet i kushton vëmendje të barabartë njerëzve me ngjyrë dhe atyre pa ngjyrë, duke pasur parasysh se urgjencat e vazhdueshme në Etiopi, Jemen, Afganistan dhe Siri kanë grumbulluar vetëm një “pjesë” të shqetësimit global në krahasim me Ukrainën.
Tedros pranoi se lufta në Ukrainë është globalisht e rëndësishme, por pyeti nëse krizave të tjera po u kushtohet vëmendje e mjaftueshme.
“Duhet të jem i hapur dhe i sinqertë se bota nuk po e trajton racën njerëzore në të njëjtën mënyrë,” tha ai.
Të enjtën bëhen 50 ditë që kur Rusia ka filluar pushtimin në Ukrainë dhe më shumë se një e katërta e popullsisë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Moska – tashmë e akuzuar nga Perëndimi për mizori të përhapura kundër civilëve – duket se po përgatit një ofensivë masive në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Përkundër situatës së vështirë në Ukrainë, OKB vazhdon të quajë situatën në Jemen si krizën më të keqe humanitare në botë.
OKB gjithashtu ka bërë thirrje për ndihmë në Afganistan, pasi vendi tashmë është në prag të kolapsit ekonomik dhe më shumë se 24 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar./AlJazeera/arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit