Google ADS

Shefi i ndihmës së OKB-së paralajmëron: Ofensiva ushtarake në Rafah mund të çojë në një masakër

10:28 | 14 Shkurt 2024
R J

“Operacionet ushtarake në Rafah mund të çojnë në “një masakër” dhe t’i lënë përpjekjet humanitare në Gaza “në derën e vdekjes”. Ishte ky paralajmërimi i Sheshit të ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, shkruan CNN.

Komentet e tij shtojnë kundërshtimin ndërkombëtar në rritje ndaj ofensivës së mundshme tokësore të Izraelit në Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur vlerësohet të jenë të grumbulluar në strehimore të improvizuara.

“Ata, si e gjithë popullsia e Gazës, janë viktima të një sulmi që është i pashembullt në intensitetin, brutalitetin dhe shtrirjen e tij,” deklaroi Griffiths për të zhvendosurit.

Griffiths i kërkoi Izraelit të dëgjojë paralajmërimet e komunitetit ndërkombëtar kundër “pasojave të rrezikshme” të një pushtimi tokësor.

“Historia nuk do të jetë e mirë” nëse ato thirrje injorohen, tha ai.

Ushtria izraelite nuk e ka paraqitur ende planin e saj  në qeveri për evakuimin e Rafahut, sipas një zëdhënësi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit./abcnews.al

Të ngjashme