Shefi i NATO-s rezulton pozitiv me COVID-19

10:06 | 11 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ai (Stoltenberg) është vaksinuar plotësisht dhe ka simptoma të lehta”, shkroi në twitter Oana Lungescu, zëdhënëse e NATO-s.

“Duke ndjekur udhëzimet mjekësore belge, ai do të vazhdojë të kryejë detyrat duke punuar nga shtëpia”, tha ajo.

Shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim jozyrtar këtë javë në Berlin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme