Shefi i NATO-s , Mark Rutte mbajti këtë të mërkurë një prononcim për media në lidhje me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Në deklaratën e bërë përpara nisjes së samitit të liderëve evropianë në Budapest, Rutte u ndal te kërcënimet me të cilat ndeshet sot aleanca euro-atlantike.
Duke iu referuar përfshirjes së Koresë së Veriut në luftën në Ukrainë dhe dërgimit të teknologjisë ruse në Korenë e Veriut, Rutte theksoi se ai “mezi pret të ulet me Donald Trump” për të shqyrtuar këto kërcënime kolektive.
Ai shtoi se partneriteti midis Moskës dhe Phenianit përbën “një kërcënim jo vetëm për pjesën evropiane të NATO-s, por edhe për territorin e SHBA-së”.
Në fund të muajit të kaluar, NATO tha për herë të parë se trupat e Koresë së Veriut ishin vendosur në Rusi , diçka që blloku i sigurisë e ka quajtur një “përshkallëzim të rëndësishëm të konfliktit”.
Me rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, qasja e tij mbi çështjet e sigurisë pritet të jetë vendimtare mbi vijueshmërinë e konflikteve dhe përballjen e aleancës së NATO ndaj sfidave të sigurisë./euronews
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...