Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg tha të enjten se marrëdhëniet mes aleancës dhe Rusisë, ndodhen në pikën e tyre më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Zoti Stoltenburg i bëri komentet ndërsa ministrat e Mbrojtjes të NATO-s nisën takimet dy-ditore në Bruksel.
Së fundmi tensionet mes Rusisë dhe NATO-s janë rritur. Të hënën Moska njoftoi se do të pezullonte misionin e saj të përhershëm në NATO si përgjigje ndaj vendimit të aleancës për të dëbuar tetë shtetas rusë në fillim të këtij muaji. Aleanca i akuzoi ata për spiunazh, gjë që Kremlini e ka hedhur poshtë.
Duke folur para gazetarëve të enjten, zoti Stoltenberg tha se i vjen keq për vendimin e Rusisë për të mbyllur zyrën e aleancës në Moskë. Ai tha se ata kanë ende kanale komunikimi me Rusinë, por zhvillimet e fundit e bëjnë situatën më të vështirë. Por sipas shefit te NATO -s është tejet e rëndësishme që të dyja palët të vazhdojnë të flasin. Ai shtoi se NATO do të vazhdojë të përpiqet për një dialog konstruktiv me Rusinë.
Zoti Stoltenberg tha gjithashtu se NATO po kalon në proces transformimi të saj. Ministrat e Mbrojtjes pritet të bien dakord për një plan gjithëpërfshirës për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi të mundshëm rus në fronte të shumta. Vendet aleate të NATO -s gjithashtu do të trajtojnë çështjen e Afganistanit dhe marrjen e pushtetit nga talebanët.
“Procesi duhet të përqëndrohet në atë që nuk funksionoi, por edhe atë që funksionoi gjatë përfshirjes së aleancës në këtët vend”, tha zoti Stoltenberg.
Zoti Stoltenberg tha se aleatët dhe partnerët e NATO-s ia dolën të evakuojnë më shumë se 120,000 persona nga Afganistani, si dhe të vazhdojnë punën për evakuimin e më shumë të tjerëve./VoA/
Vuçiqi mohon përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist në Ib...
Muja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve: Furnizimi i plotë me ...
Osmani takon komandantin e KFOR-it: Sulmi terrorist ndaj inf...
Sulmi në Ibër Lepenc, Osmani priti në takim ambasadorë të sh...
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...