Shefi i NATO-s ka kritikuar propozimet e BE-së për krijimin e një force ushtarake evropiane.
Kriza në Afganistan ka ringjallur thirrjet e disa zyrtarëve në Bruksel që blloku të krijojë forcën e vet të reagimit të shpejtë.
Por, Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, tha se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë e përbashkët për të punuar së bashku.
Stoltenberg paralajmëroi se krijimi i Forcës së BE-së mund të dëmtojë lidhjet me SHBA-në, raporton DailyMail.
Sekretari tha se përpjekjet e shtuara evropiane nuk mund të zëvendësojnë kurrë NATO-n dhe se duhet të sigurohen që Evropa dhe Amerika e Veriut të bashkohen.
Ai paralajmëroi se dobësimi i lidhjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës jo vetëm që do të dobësojë NATO-n, por do të përçajë Evropën.
Raportohet se një forcë e tillë mund të ketë deri në 20 mijë trupa të cilët do të ishin në gjendje të vendoseshin kudo në botë në një moment.
Propozimet formale mund të paraqiten në Bruksel para fundit të këtij viti.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës