Shefi i NATO-s: Greqia do të sigurojë anije për eksportin e grurit nga Ukraina

15:28 | 30 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Greqia është e gatshme të ofrojë anije për të eksportuar grurin nga portet e Detit të Zi në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në ditën e tretë të Samitit të NATO-s në Madrid Stoltenberg tha se ka folur më zyrtarë të lartë të politikës greke, të cilët janë shprehur të gatshëm për të siguruar anijet për eksportin e grurit, shkruan CNN Grek.

Jens Stoltenberg njoftoi gjithashtu se të martën do të nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Protokolli i anëtarësimit do të duhet më pas të ratifikohet nga parlamentet kombëtare të 30 vendeve anëtare të Aleancës, në mënyrë që të lejojë që të dy vendet të anëtarësohen në NATO dhe të qeverisen nga klauzola e mbrojtjes kolektive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme