Google ADS

Shefi i NATO-s: Bakhmuti mund të bie për pak ditë

14:39 | 8 Mars 2023
A. B.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka komentuar në konferencën për media betejën për Bakhmutin.

Ai tha se ky qytet ukrainas mund të bie në duart e rusëve në ditët në vazhdim.

“Ajo çfarë po shohim është që Rusia po dërgon më shumë trupa, dhe ajo çfarë u mungon në kualitet rusëve mundohen ta kompensojnë me kuantitet. Kanë pësuar humbje të mëdha, por të njëjtën kohë nuk mund të përjashtojmë mundësinë që Bakhmuti do të mund të bie në ditët në vazhdim”, shtoi Stoltenberg.

“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Në anën tjetër, zyrtarët perëndimorë kanë bërë të ditur se në betejën për Bakhmutin, Rusisë i janë vrarë apo plagosur 30 mijë ushtarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme