Google ADS

Shefi i kartelit të drogës arrestohet pas 30 vitesh në Brazil

17:19 | 3 Korrik 2017
Arbresh.info

Shefi i kartelit të drogës Luiz Carlos da Rocha, ka përdorur operacione plastike për t’u fshehur 30 vite nga policia derisa u arrestua në Brazil, transmeton arbrsh.info.

Luiz Carlos da Rocha, i njohur ndryshe si “Koka e bardhë” ka manipuluar fytyrën e tij për të mos u njohur nga policia.

Ai ka qenë I fshehur për 30 vite nga policia me anë të këtij truku.

Ai ka përdorur edhe një pseudonim Vitor Luiz de Moraes që gjithçka të jetë më e besueshme.

Da Rocha është arrestuar javën e kaluar si pjesë e një operacioni policor për të ndaluar trafikimin e drogës.

Arrestimi i tij ka qenë si shkak i armëmbajtjes pa leje dhe një sasie të drogës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme