Një delegacion izraelit, i kryesuar nga Ronen Bar, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Brendshme Izraelite Shin-Bet (Shabak), do të udhëtojë sot në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për të marrë pjesë në bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve dhe menaxhimin e pikës kufitare Rafah, transmeton Anadolu.
Sipas faqes së lajmeve “Walla” të Izraelit, delegacioni izraelit i kryesuar nga drejtori i Shin-Bet Bar do të takohet me zyrtarë në Kajro.
Përveç negociatave për shkëmbimin e të burgosurve, në bisedime do të diskutohet për të burgosurit palestinezë të sigurisë që planifikohen të lirohen si dhe për menaxhimin e ardhshëm të pikës kufitare Rafah.
Pika kufitare Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit është mbyllur që kur ushtria izraelite pushtoi anën palestineze të portës më 7 maj dhe nisi sulm tokësor në zonë. Sulmet shkaktuan reagim intensiv nga Egjipti.
Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Izraelit, Mossad, David Barnea pritet të udhëtojë sërish në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të diskutuar mbi propozimin për shkëmbimin e të burgosurve mes Tel Avivit dhe Hamasit./abcnews
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...