Google ADS

Shefi i FBI-së: Covid-19 doli nga një laborator në Kinë

08:41 | 1 Mars 2023
A. B.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray deklaroi se ka shumë të ngjarë që Covid-19 ta ketë origjinën nga një “laborator të kontrolluar nga qeveria kineze”.

“FBI ka vlerësuar për shumë kohë tani se origjina e pandemisë ka shumë të ngjarë një incident i mundshëm laboratorik,” u shpreh ai.

Wray tha se Kina ka bërë çmos për të penguar përpjekjet për të identifikuar burimin e pandemisë globale, shkruan BBC.

Deklarata e Wray vjen një ditë pasi ambasadori i SHBA në Kinë i bëri thirrje vendit që të “të jetë më i sinqertë” për origjinën e Covid.

“Dhe kjo është për të ardhur keq për të gjithë,” theksoi ai.

Qeveria kineze nuk i është përgjigjur ende deklaratës së Wray. Megjithatë të hënën, ajo hodhi poshtë raportet e mediave se departamenti i energjisë i SHBA-së kishte vlerësuar se Covid kishte rrjedhur nga një laborator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme