Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e Donald Trump për t’u takuar me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, duke thënë se “Presidenti i kupton rreziqet”.
Trump “nuk është duke bërë teatër”, ka thënë Pompeo për Fox News, transmeton portali arbresh.info
“Ai është duke shkuar për të zgjidhur një problem”, shtoi ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se takimi mund të prodhojë “marrëveshjen më të madhe për botën”.
Megjithatë, kritikët kanë paralajmëruar se nëse bisedimet shkojnë keq, të dy kombet do të vendosen në një situatë shumë më të keqe se sa që ishte më parë.
Pompeo ka shtuar se Koreja Veriore nuk ka e ka ndjerë asnjëherë veten më keq ekonomikisht se sa gjatë mandatit të Donald Trump./arbresh.info/
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë