Drejtori i CIA-s, William Burns ka paralajmëruar se luftimet në Lindjen e Mesme rrezikojnë që të përhapen në të gjithë rajonin.
Burns iu referua rrezikut të shpërthimit të një konflikti ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, që mund të tërhiqte edhe fuqi të mëdha në luftë.
“Ne përballemi me rrezikun real të një përshkallëzimi rajonal të konfliktit,” tha Burns në një konferencë vjetore në Georgia.
Ai deklaroi se udhëheqja e Izraelit po sheh me shumë kujdes skenarët se si do t’i përgjigjet sulmit me raketa balistike të Iranit javën e kaluar.
Ndër të tjera, Burns është shprehur se CIA nuk ka të dhëna se Irani po përpiqet të krijojë armë bërthamore dhe se programi bërthamor është i përqendruar tek prodhimi i energjisë. Pas sulmit raketor të Iranit, analistët paralajmëruan se objektet bërthamore iraniane mund të jenë në shenjestër të goditjes hakmarrëse izraelite./tvklan.al
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...