Google ADS

SHBA, zyrtarët e imigracionit arrestojnë 250 persona nga universiteti i rremë

14:53 | 28 Nëntor 2019
Arbresh.info

Zyrtarët e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE) të SHBA-ve kanë arrestuar edhe 90 studentë të tjerë të huaj, të cilët ishin pjesë e një universiteti të rremë në Michigan, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të arrestuarve në 25, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Detroit Free Press” raportoi se Universiteti i Farmingtonit ishte një shkollë e rreme e krijuar në zonën e qytetit Detroit nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme, në kuadër të një operacioni për goditjen e imigracionit dhe ishin të punësuar agjentë të fshehtë që paraqiteshin si zyrtarë të shkollës.

Studentët hynë në SHBA me viza studentore të ligjshme, tha gazeta, duke shtuar se ata e humbën statusin e tyre pasi u zbulua se ishte një universitet i rremë i krijuar nga zyrtarët federalë dhe u mbyll në muajin janar.

ICE për AA tha se nga 250 studentët e arrestuar, “pothuajse 80 për qind prej tyre iu mundësua largimi vullnetar dhe ata u larguan nga SHBA-të”.

20 përqindëshi i mbetur, afërsisht gjysma e tyre u urdhëruan të largohen nga gjykata apo nga Dogana e SHBA-ve dhe Mbrojtja e Kufirit. Pjesa tjetër, siç njoftoi ICE, kanë paraqitur ndonjë lloj lehtësimi ose kundërshtojnë largimin e tyre në Zyrën Ekzekutive për Rishikimin e Emigracionit.

Sipas “Detroit Free Press”, në muajin mars, ICE raportoi se 161 studentë ishin arrestuar, por ai numër muajve të fundit u rrit.

Gazeta theksoi se avokatët e studentëve kanë pohuar se studentët janë bllokuar në mënyrë të padrejtë, pasi Departamenti i Sigurisë së Atdheut dhe një organizatë akreditimi, që punonte me agjencitë e operacionit të goditjes së imigracionit listuan universitetin si të ligjshëm në faqet e tyre të internetit.

Kur nga AA u pyet lidhur me këtë, ICE refuzoi të komentojë.

“SHBA bllokoi njerëzit e prekshëm që thjesht donin të mbajnë statusin”, tha Rahul Reddy, një avokat nga Teksasi që përfaqësonte disa prej studentëve të arrestuar.

Megjithatë, avokatët e qeverisë federale pohojnë se studentët duhej ta dini se universiteti nuk ishte i vërtetë pasi ai nuk u ofroi klasa në një lokacion fizik.

Një zëdhënës i ICE-it për AA tha se universiteti “nuk ofroi asnjë program akademik apo profesional të ndonjë lloji”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme