Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u zotua të hënën se Shtetet e Bashkuara do t’i ndërmarrin “të gjithë veprimet e nevojshme” për t’i mbrojtur trupat amerikane, disa ditë pasi milicitë e mbështetura nga Irani i vranë tre ushtarë amerikanë dhe i plagosën dhjetëra të tjerë.
Sulmi me dronë të dielën ishte i parë vdekjeprurës ndaj trupave amerikane prej se shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit në tetor, si dhe shënon një përshkallëzim të madh të tensioneve që e kanë ngufatur Lindjen e Mesme.
“Më lejoni të filloj me zemërimin dhe pikëllimin tim për vdekjen e tre ushtarëve të guximshëm amerikanë në Jordani, si dhe për trupat e tjerë që u lënduan”, tha Austin të hënën në Pentagon.
“Presidenti dhe unë nuk do të lejojmë sulme mbi forcat amerikane dhe ne do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për t’i mbrojtur Amerikën dhe trupat tanë”, tha Austin, në fillim të një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Pentagon.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, tha se presidenti Biden po i shqyrton mundësitë për t’u përgjigjur.
“Ne nuk po kërkojmë luftë me Iranin”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur ta kuptojë saktësisht pse rreth 350 trupa amerikane në bazën e tyre në Jordani, e njohur si Kulla 22, nuk ishin në gjendje ta ndalonin dronin.
Trupat amerikane janë sulmuar më shumë se 150 herë në Irak, Siri dhe Jordani, si dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq, ku rebelët e grupit jemenas Huthi janë duke lëshuar dronë dhe raketa ndaj tyre.
Këto sulme janë duke e rritur trysnin ndaj presidentit Joe Biden për të reaguar drejtpërdrejt ndaj Iranit, një hap të cilën ai ka ngurruar ta ndërmarrë nga frika e ndezjes së një lufte të gjerë.
Bideni u takua me Austinin dhe anëtarët e tjerë të ekipit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mëngjes, për të biseduar për zhvillimet e fundit rreth sulmit, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ndër mundësitë që ka presidenti janë, sulmimi i forcave iraniane jashtë vendit e deri të sulmimi i tyre brenda Iranit, apo zgjedhja e një sulmi më të kujdesshëm hakmarrës vetëm kundër milicive të përgjegjëse të mbështetura nga Irani, sipas ekspertëve.
“Irani po vazhdon ta destabilizojë rajonin, kjo përfshin edhe duke i mbështetur terroristët të cilët po i sulmojnë anijet tona në Detin e Kuq”, tha Stoltenberg.
Së paku 34 pjesëtarë të trupave amerikane u plagosën në sulmin në Jordani, por numri pritet të ndryshojë pasi shumë të tjerë po kërkojnë ndihmë. Tetë prej tyre u evakuuan nga Jordani për mjekim më të mirë, të cilët janë në gjendje stabile./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...