SHBA zotohet për rritje të tarifave ndaj Meksikës derisa të ndalojë kalimet kufitare

09:57 | 31 Maj 2019
Arbresh.info

Marrëveshja e re tregtare e Donald Trumpit me Meksikën dhe Kanadanë pret ratifikimin e ai ka planifikuar tarifa të reja ndaj mallrave meksikane.

Ai ka paralajmëruar se do të ngrisë në mënyrë të vazhdueshme tarifat, përveç nëse Meksika ndalon kalimet kufitare, transmeton portali arbresh.info.

SHBA vendosi 5% ndaj të gjitha mallrave që hyjnë nga Meksika si hakmarrje ndaj emigracionit të pakontrolluar në kufirin e përbashkët.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të rrisë tarifat gjersa Meksika të jetë në gjendje të ndalojë njerëzit të kalojnë ilegalisht kufirin verior.

Kontrolli kufitar ishte një prej premtimeve kryesore të fushatës zgjedhore të Trump, duke u përqendruar në ndërtimin e një pengese fizike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme