Zjarri Marshall në shtetin amerikan të Kolorados që u raportua si zjarri më i madh në historinë e rajonit, shkaktoi të paktën 513 milionë dollarë dëme dhe shkatërroi rreth 1.100 shtëpi dhe struktura, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vlerësimi i parë i dëmit ekonomik nga zjarri u bë pas një vlerësimi paraprak të zonës periferike në Qarkun Boulder, ku lagje të tëra u dogjën deri në themel.
Zyrtarët thanë se zjarri shkaktoi të paktën 513 milionë dollarë dëme dhe shkatërroi gati 1.100 shtëpi dhe struktura.
Zyrtarët e Qarkut Boulder thanë se shifra e re totale përfshin hambare të shkatërruara, hangarë dhe ndërtesa të tjera ndihmëse, por shumica dërrmuese ndërtesa banimi.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në dhe përreth qyteteve Louisville dhe Superior.
Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi zjarrin e ndihmuar nga era që bëri që mijëra njerëz të evakuohen.
Ekspertët thonë se incidente të ngjashme do të bëhen më të zakonshme pasi periferitë po rriten në zonat e rrezikuara nga zjarri si pasojë e ndryshimeve klimatike.
– Zjarri Marshall
Zjarri, i cili filloi në Qarkun Boulder më 30 dhjetor, kërcënoi vendbanimet në një kohë të shkurtër me efektin e erërave që arrinin shpejtësinë 169 kilometra në orë.
Gati 34.000 njerëz u evakuuan në qytetet Louisville dhe Superior në zjarrin më të madh në historinë e Kolorados.
Zjarri, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth 2.500 hektarësh, përfundoi me reshjet e borës rreth tri ditë më vonë.
Siç ishte njoftuar, mbetje të kufomave u gjetën gjatë përpjekjeve të shpëtimit të personave të zhdukur.
Dy persona raportohet se janë ende të zhdukur.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë