Në SHBA po zbuten rregullat e ngurta bankare. Kjo u jep bankave amerikane përparësi kundrejt bankave evropiane. Ky hap ka rrezik të ndiqet nga një spirale shfuqizimesh të pengesave bankare.
Dy tituj janë kthyer në simbol për krizën bankare, financiare dhe ekonomike: “too big to fail” dhe “bail-outs”. Të dy këto probleme pritet të vihen nën kontroll në SHBA nga ligji Dodd-Frank. Too big to fail janë ato banka ose kompani sigurimesh, shkatërrimi i të cilave vë në rrezik gjithë sistemin financiar, në rastet kur ato janë të rëndësishme për sistemin. Si pasojë e krizës së para dhjetë vjetëve, shumë insitute financiare që ishin të rëndësishme për sistemin u shpëtuan duke u pompuar me shuma miliardash nga arkat e taksave shtetërore: Ato duhet të shpëtoheshin nga rrënimi, gjë që përshkruhet anglisht nga shprehja bail-out.
Si pasojë pjesa më e madhe e shteteve miratuan rregulla më të ashpra për të penguar përsëritjen e fenomeneve të tilla. Nëpërmjet ligjit Dodd-Frank në SHBA u fut një rregull që i detyron bankat me bilance më të mëdha se 50 miliardë që t’i nënshtrohen testit të stresit. Në këtë lloj testi provohet si reagojnë bankat kur kushtet e tregjeve financiare keqësohen. Ato banka që nuk e kalojnë këtë test, duhet të përmirësojnë punën e tyre dhe të krijojnë më shumë siguri dhe stabilitet në institucionin e tyre. Për shembull duke shtuar pjesën e vet në kapitalin bankar.
Mbështetje për bankat amerikane
Tavani për këto teste do të ngrihet më shumë nga qeveria e Donald Trumpit – nga 50 në 250 miliardë dollarë të pasurisë që administrohet nga banka. Në këtë mënyrë inkurajohen bankat që janë më të vogla se ky tavan, që të rrezikojnë më shumë duke dhënë më shumë kredi për ekonominë për shembull. Shumë ekspertë nuk janë të sigurt nëse kjo do të ndodhë vërtet pas ligjit për lehtësimin e rregullave bankare. Sidoqoftë bankat amerikane kanë marrë mbështetje nga presidenti, dhe kanë qenë njëkohësisht përfituesit më të mëdhenj të reformës së politikës së taksave në SHBA.
htysa e re për rregullat e reja në sektorin bankar dhe reforma e taksave, u jep bankave amerikane avantazhe që nuk i gëzojnë institutet e tjera që japin kredi në rajone të tjera të botës. E thënë më troç, rregullimet e reja sjellin disavantazhe për konkuruesit në pjesë të tjera të botës, për shembull në Evropë. “Ato e shohin qartë se ndryshimet e rregullimeve në sektorin bankar po bëhen gjithnjë e më të mëdha”, thotë Johannes-Jörg Riegler, president i Shoqatës federale të bankave publike. “Tek ne flitet për shuma shumë më të vogla. Rregullat duhet të jenë unike. Vetëm kështu mund të sigurohet aftësia për konkurencë në SHBA, Kinë dhe Evropë.”
Kjo do vazhdojë të bëhet gjithnjë e më e vështirë nën presidentin aktual amerikan, motoja e të cilit është ‘America First’. Dhe ndryshimi midis rregullimeve të sistemit financiar mund të vazhdojë të rritet edhe më shumë. Sepse zbutja e rregullave Dodd-Frank nuk ka marrë fund me vendimin e marrë për lehtësimet aktuale.
Kërcënon rrezik i ri
Sepse bankat e investimeve kanë halë në sy edhe një ligj që quhet ‘Rregulli Volcker”, sipas ish drejtorit të Bankës qendrore amerikane, Fed. Ky ligj ndalon bankat amerikane të bëjnë spekullime në kurriz të vetes, në mënyrë që të ruhen më mirë aksionet e klientëve. Por Fed dhe autoritetet financiare amerikane janë duke punuar për një projektligj që i lehtëson pengesat ndaj këtyre spekullimeve. “Unë shikoj këtu një rrezik,” thotë eksperti bankar Wolfgang Gerke, president i Qendrës financiare bavareze. “Faktikisht ky është një hendek i cili nuk duhet zbutur. Por, presidentit Trump nuk i bëhet vonë për gjëra të tilla.”
Megjithëse rreziqet do të rriten në sistemin financiar amerikan, edhe pjesë të tjera të botës detyrohet të bëjnë ndryshime kur lehtësohen rregullat vetëm në një pjesë të botës. Kjo mund të shkaktojë një spirale heqje pengesash financiate në sistemin bankar. Ky do ishte një gabim i madh, sepse do mund të shkaktonte krizën tjetër financiare./DW
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...