SHBA: Viktima dhe përmbytje nga uragani Laura

12:16 | 27 Gusht 2020
Arbresh Info

Uragani Laura u përplas në brigjet e Luisianës të enjten, duke sjellë erë të fuqishme dhe përmbytje. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të ShBA-së, kategoria e stuhisë Laura është katër dhe tani pritet të vazhdojë në pjesën e brendshme të territorit me erëra që do të kapin shpejtësinë 240km/h.

Nëse uragani do të ruajë këtë fuqi do të jetë një prej më të fortëve që ka goditur Gjirin e ShBA-së.

Deri tani gjysmë milionë qytetarë janë evokuar nga shtëpitë në Texas dhe Louisiana. Qendra Kombëtare e Uraganeve iu bëri thirrje banorëve të zonave të prekura të largohen dhe të marrin masa për të mbrojtur jetën e tyre. Ndërkaq mësohet se mbi 190 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Louisiana ndërsa në Texas 45 mijë.

Pamjet televizive tregojnë shirat e rrëmbyer dhe erën e fortë që godet qytetin bregdetar Lake Charles në jugperëndim të Louisianas.

Uragani Laura dhe stuhia tropikale Marco që kaloi më herët në rajonin e Karaibeve kanë lënë pas deri më tani 24 viktima. Stuhia Marco gjithashtu goditi Louisianan të hënën.

Fillimisht druhej se të dyja stuhitë do të godisnin njëherësh Louisianan, por më pas fuqia e stuhisë Marco ra.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme