Në SHBA është zgjatur deri në shtator vendosja e detyruar e maskës për udhëtimet në mjetet e transportit publik dhe mjeteve të tjera të udhëtimit si avionë, trena, autobusë, praktikë kjo e aplikuar për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19)
Administrata e Sigurisë së Transportit njoftoi se rregullorja e shpallur më 1 shkurt, afati i së cilës përfundonte më 11 maj do të jetë e vlefshme deri më 13 shtator.
Sipas rregullores, vendosja e maskës është e detyrueshme në avion, tren, autobus dhe në mjetet e transportit publik si dhe në aeroporte dhe stacionet e trenit.
Për ata që shkelin rregulloren do të zbatohet një gjobë deri më 1.500 dollarë.
Nga kjo rregullore do të jenë të përjashtuar fëmijët nën moshën 2 vjeç dhe disa persona me aftësi të kufizuara/AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...