Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u ka dërguar këshilla misioneve diplomatike amerikane që të identifikojnë popullsitë, të cilat “kërkojnë më tepër kontroll” dhe ashpërsim të verifikimeve me rastin e lejimit të vizave për këto bashkësi, transmeton Reuters duke iu referuar dokumenteve diplomatike që ka pasur në posedim.
Ai, po ashtu, ka urdhëruar “verifikimin e obligueshëm të rrjeteve shoqërore” për të gjithë njerëzit që kërkojnë viza, ndërkohë që kanë qëndruar në territorin, të cilin e kontrollon Shteti Islam.
Presidenti Donald Trump konsideron se verifikimet rigoroze të të huajve janë të nevojshme për të mbrojtur vendin nga sulmet terroriste.
Ndryshe, Departamenti i Shtetit nuk ka dashur të komentojë këtë informatë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...