Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të vendosë 5 për qind tarifa ndaj të gjitha mallrave meksikane të eksportuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës qysh nga 10 qershori, për ta detyruar Meksikën që të marrë masa për frenimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.
Qeveria meksikane u përgjigj se do të marrë kundërmasa të forta nëse tarifat amerikane hyjnë në fuqi.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet që, nëse Meksika merr masa efektive për lehtësimin e “krizës së emigrantëve të paligjshëm”, SHBA-ja do ta shqyrtojë mundësinë e anulimit të tarifave, përcjell Telegrafi.
Nëse “kriza” vazhdon, tarifat do të rriten deri në 10 për qind qysh nga 1 korriku e do të arrijnë gradualisht në 25 për qind brenda disa muajve. Gjithashtu, nëse Meksika nuk do të bllokojë hyrjen masive të emigrantëve të paligjshëm në SHBA nëpërmjet territorit të saj, tarifa prej 25 për qind do të mbetet përgjithmonë.
Kjo deklaratë bëhet teksa qeveria amerikane ka nxitur miratimin e Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada, që mund të zëvendësojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore (NAFTA), si edhe në kohën kur autoritetet meksikane kanë ndaluar mijëra persona që po udhëtonin nëpërmjet Meksikës për në SHBA. /Telegrafi/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...