Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar sanksione të reja kundër kanalit mediatik rus RT, duke e akuzuar atë si një “krah de facto të aparatit të inteligjencës ruse”.
Diplomati më i lartë amerikan u tha gazetarëve të premten se RT është pjesë e një rrjeti mediash të mbështetura nga Rusia, të cilat kanë kërkuar në fshehtësi të “minojnë demokracinë në Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se qeveria ruse ka “ngulitur brenda RT, një njësi me aftësi operacionale kibernetike dhe lidhje me inteligjencën ruse”.
RT transmetoi drejtpërdrejt komentet e Blinken në X dhe e shpalli atë “teorinë e fundit të konspiracionit të SHBA”.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se duhet të ketë një “profesion të ri” në SHBA, specialist në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Duke iu përgjigjur akuzave të SHBA-së se RT kishte kërkuar të ndikonte në zgjedhje, kryeredaktore e RT-së, Margarita Simonyan, e cila u sanksionua nga SHBA javën e kaluar, tha se ata ishin mësues të shkëlqyer, duke shtuar se shumë nga stafi i RT-së kishin studiuar në SHBA dhe me financim të SHBA-së.
Departamenti i Shtetit akuzoi transmetuesin shtetëror, dikur Russia Today, për përfshirje në “operacione informacioni, ndikim të fshehtë dhe prokurime ushtarake” në vendet në Evropë, Afrikë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore./abcnews.al
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë