Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë quajtur diktator Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe kanë bllokuar çdo pasuri amerikane. Sipas sanksioneve të vendosura ndaj tij, të gjitha kompanitë amerikane dhe individët janë të ndaluar të bëjnë biznes me Presidentin Maduro.
Kjo masë e qeverisë së SHBA vjen pas përpjekjes së Presidentit të Venezuelës që kërkon të krijojë asamble përbërëse, që në thelb synon t’i heqë opozitës disa të drejta kushtetuese duke ndryshuar kështu Kushtetutën.
Të dielën u mbajtën zgjedhjet, por u shoqëruan me protesta të dhunshme dhe të paktën 10 persona u vranë. Presidenti Maduro e përshëndeti votimin si një “votë për revolucionin”. Koalicioni opozitar, i cili bojkotoi zgjedhjet, tha se 88% e votuesve kishin abstenuar.
Prokurorja e Përgjithshme e Venezuelës Luisa Ortega, një kritike e qeverisë Maduro, e quajti votimin një shprehje të “ambicies diktatoriale”.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...