SHBA vendos sanksione ndaj Kinës për blerjen e armëve ruse

09:17 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione ushtrisë kineze për blerjen e avionëve ushtarakë rusë dhe raketa tokë-ajër.

Sipas tyre blerjet e tilla bien ndesh me sanksionet e Shteteve të Bashkuara mbi Moskën, të paraqitura mbi veprimet ruse në Ukrainë dhe ndërhyrjen e dyshuar në politikën amerikane, transmeton portali arbresh.info.

Kina së fundmi ka blerë 10 avionë luftarakë Sukhoi Su-35 dhe raketa S-400.

Pekini nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura kundër Moskës nga SHBA-të dhe aleatët perëndimorë që nga viti 2014.

Marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë u përkeqësuan me shpejtësi pasi Moska e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.

Ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe përfshirja ushtarake në luftën civile në vazhdim të Sirisë, rriti tensionet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme