Departamenti Amerikan i Financave njoftoi sot se ka vendosur sanksione ndaj shefit të kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, Antal Rogan, për shkak të dyshimit se ai është i përfshirë në korrupsion në Hungari.
Departamenti Amerikan i Thesarit akuzoi Roganin për përdorimin e pozicionit të tij për të siguruar përfitime financiare për veten dhe aleatët e tij politikë, tha Departamenti i Shtetit.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të mbajnë përgjegjësi individë, si Rogan, të cilët përdorin fuqinë e zyrës së tyre për të pasuruar ilegalisht veten dhe miqtë e tyre në kurriz të vendit të tyre dhe bashkëqytetarëve të tyre”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Bradley T. Smith.
Rogan është një aleat i ngushtë i Viktor Orban dhe aktualisht mbikëqyr shërbimin sekret të Hungarisë./euronews.al
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...