Google ADS

SHBA vazhdon me përforcimet në bazat e saj në Siri

11:59 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

SHBA vazhdon me përforcime në bazat dhe pikat e saj që ndodhen në zonat e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK në verilindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga burimet lokale mësohet se ushtria e SHBA-së e cila ofron mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, dje ka kryer një dërgesë të re ushtarake me 70 maune nga Al Waleed, pika kufitare Irak-Siri.

Në autokolonën që shkoi në bazat dhe pikat ushtarake të SHBA-së në Al-Hasakah, Rakka dhe Deir ez-Zor, përfshihen 12 mjete të blinduara, maune të mbuluara, kamionë me produkte jetësore dhe një numër i madh tankerësh.

Pas një pauze prej 2 muajsh, forcat amerikane në dy javët e fundit kanë dërguar në rajon nëpërmjet Irakut të paktën 300 maune në formën e 5 autokolonave.

Në këto dërgesa, krahas mjeteve të blinduara, mauneve të mbuluara, kamionëve me produkte jetësore dhe tankerëve të karburantit gjenden edhe municione dhe pajisje logjistike.

SHBA tregon prani në fushat e naftës

Me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” në tetor 2019 forcat amerikane u tërhoqën duke boshatisur bazat e saj në rajonin e operacionit dhe i dhanë përparësi vendosjes së tyre në zonat përreth fushave të naftës.

Forcat amerikane që ofrojnë mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK-në, aktualisht në Siri tregojnë prani me gjithsej 11 baza dhe pika ushtarake në rajonet Al-Hasakah, Rakka dhe Deir ez-Zor të cilat janë nën okupimin e organizatës.

Uashingtoni vazhdimisht dërgon përforcime ushtarake në bazat dhe pikat ushtarake që ndodhen në fushat e naftës nën okupimin e terroristëve të YPG/PKK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme