Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i bënë thirrje ushtrisë së Armenisë që të mos ndërhyjë në politikën e brendshme, pasi ushtria bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Washington-i po monitoron nga afër situatën dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje për të shmangur çdo veprim të dhunshëm.
“Ne ua kujtojmë të gjitha palëve parimin themelor demokratik që forcat e armatosura të shtetit nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e brendshme”, u tha Price gazetarëve, duke shtuar se SHBA-ja ka qenë mbështetëse e palëkundur e zhvillimit të proceseve demokratike dhe institucioneve në Armeni.
“Ne vazhdojmë të mbështesim demokracinë e Armenisë dhe sovranitetin e saj dhe u bëjmë thirrje liderëve të saj të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore, duke respektuar sundimin e ligjit, demokracinë e Armenisë dhe institucionet e saj”, tha ai.
Ndryshe, shefi i forcave të armatosura armene, Onik Gasparyan, së bashku me komandantë të tjerë të lartë, publikuan një deklaratë duke bërë thirrje që Pashinyan të japë dorëheqjen.
Pashinyan e quajti kërkesën e ushtrisë si përpjekje për grusht shteti dhe u kërkoi mbështetësve të tij të dilnin në rrugë për të rezistuar./AA/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...